Maqedoni

Seanca të katër komisioneve kuvendore

15.09.2014 09:29

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë katër komisione...

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave në përgjegjësi shoqërore dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe blerjen e tokës ndërtimore në pronë shtetërore, të dy në leximin e parë.
 
Komisioni për çështje ekonomike do të debatojë për ndryshimet e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat në lexim të parë, ndërsa Komisioni për vetëqeverisje lokale do t'i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për organizatë territoriale të vetëqeverisjes lokale dhe Propozim-ndryshimet e Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019.
 
Anëtarët e Komisionit Ligjdhënës-juridik do të shqyrtojnë më shumë propozim-plotësime të cilat janë në rend dite të komisioneve, në mesin e të cilave Ligji për shitjen e banesave në pronësi shoqërore, të Ligjit për privatizim dhe blerjen e tokës ndërtimore në pronë shtetërore, të Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat dhe të Ligjit për organizatë territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë, të gjitha në lexim të parë.