Maqedoni
Ligji për Prokurorinë Publike, ndryshimet i janë dërguar VMRO-DPMNE-së
16.09.2019 13:07
Grupet negociuese të pr/ligjit për Prokurorinë Themelore Publike, nuk kishin takime gjatë fundjavës, megjithëse kontaktet joformale kanë vazhduar....

Nuk priten takime as këto ditë, sepse pjesëmarrësit në grupet e punës thonë që puna e tyre është thjesht teknike dhe ajo që është dakorduar në takimin e liderëve javën e kaluar, mund të finalizohet vetëm nga krerët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
Nga Ministria e Drejtësisë sqaruan tashmë se ndryshimet që dolën nga takimi i liderëve, janë përfshirë në propozim ligj dhe i njëjti i është dërguar opozitës maqedonase që të premten. Pushteti pret përgjigjen e VMRO-së. Ligji për PTHP-në, ishte kyç për zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale, megjithatë nuk ka më presion, pasi lëndët e PSP-së tashmë kaluan në Prokurorinë Themelore.
