Maqedoni
Prokurorët e PSP-së, kthehen në prokuroritë amë
16.09.2019 13:39
Pas shkarkimit të shtunën të kryeprokurores speciale në paraburgim Kativca Janeva, Këshilli i Prokurorëve Publikë, konstatoi ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të PSP-së...

Kreu i Këshillit Aco Kolevski, tha se prokurorët special do të duhet të kthehen në prokuroritë amë ku deri tani vendet e punës I kanë pasur të ngrira. Ekipi I speciales I formuar në 2015, përbëhej nga prokurorët Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lence Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi , Gavril Bubevski, Lubomir Lape, Stefco Donev, Trajce Pelivanov dhe Elisabeta Josifovska.
Në fillim të 2016, Janeva kërkoi që nga ekipi i saj të largohen prokurorët Maria Gjorgjedha dhe Lejla Kadriu. Lile Stefanova tani do të kthehet në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Lence Ristovska, Fatime Fetai, Gavril Bubevski, Trajce Pelivanov dhe Aran Ajro, kthehen në Prokurorinë Themelore në Shkup ndësa të tjerët nëpër prokuroritë e rretheve.
Lëndët e PSP-së kanë kaluar në PTHP . Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski, me vendim të të cilit prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr aktualisht lëndët mund t’u ndahen përsëri të njejtat. Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit.
