Sugarevski: Përmirësojmë infrastrukturën rrugore

16.09.2019 14:38

Ndërtimi po ecën sipas parashikimeve dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.....

51 milion euro janë ndarë  për ndërtimin e autostradës "ekspres”  që do të lidhë qytetin e Shtipit dhe Radovishit.

Ndërtimi po ecën sipas parashikimeve dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski thotë se rruga do të rrisë standardit e jetës së 170 mijë banorëve të këtij rajoni dhe do tu mundësojë të gjitha firmave që janë në këtë rajon , përfitime më të mëdha.

“Është shum e qartë se infrastruktura cilësore luan një rol kryesor në zhvillimin ekonomik, për këtë arsye ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të punojmë shumë për të përmirësuar rrjetin rrugor në vend.  Inkurajojmë vazhdimisht zhvillimin e të gjitha rajoneve dhe të punojmë së bashku me bashkitë për një ekonomi më të fortë dhe një jetë më të mirë për qytetarët” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Rruga ekspres,  Shtip-Radovish, Kitanov: Japim mësim se si ndërtohet

“Më ndërtimin e kësaj autostrade ekspres, ne japim mësim se si të ndërtojmë. Pas vetëm një viti e gjysmë, seksioni i parë prej 5 km është i asfaltuar, dhe pjesa tjetër po përgatitet.  Për këtë pjesë, vëllimi financiar 52% tashmë është realizuar dhe pjesa fizike 54%” – u shpreh Drejtori i ndërmarrjes për rrugë  shtetërore, Zoran Kitanov.

Në fazen e parë priten të ndërtohen 23 kilometra kurse projekti në tërësi  do të përfundojë në vitin 2021. (Sedat Selimi, TVM2)