Maqedoni
Fjalori seksist ndaj prokurores Fetahi, SHGM: Gazetaria është përgjegjësi, edhe në FB
16.09.2019 15:06
Statusi në rrjetin FB gazetarit Ljupco Zllatev, që ofendon menjë gjuhë shoviniste e seksiste...

Statusi në rrjetin FB gazetarit Ljupco Zllatev, që ofendon menjë gjuhë shoviniste e seksiste prokuroren speciale Fatime Fetahi, ngriti edhe një herë këmbanën e alarmit. Deri kur do të lejohet qe femrat të ofendohen në bazë gjinore. SHGM është e prerë. Fjalori i gazetarit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç si nxitje e diskriminimit në bazë gjinore dhe etnike, gjë që është reptesisht e ndaluar me kodeksin e gazetarëve.
“Gazetarët kanë përgjegjësi shumë më të madhe gjithmon kur ata i ndrejtohen opinionit përmes mediave apo përmes rrjeteve sociale. Andaj publikimi i gazetarit Ljupco Zllatev në rrjetin e tij social “Facebook” në të cilën thotë se Prokurorja speciale Fetai: “Nuk do të mund të pijë nga mërzia sepse në Bogovinj gratë i rahin për nëse konsumojnë pije”, mund të konsiderohet si nxitje e diskriminimit në bazë gjinore, nacionale respektivisht etnike. Ky komunikim i pasjellshëm nuk është në pajtim me Kodeksin Etik të gazetarëve ku në neni 10 thuhet se: “Gazetari me vetëdije nuk do të krijoj apo përpunoj informata që do të cenoj të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdor gjuhën e urejtjes dhe nuk do të nxis dhunë, diskrinim të çfarë do natyre qoftë i njëjti, nacionale, fetare,racore, gjinor, socialе, gjuhësor, orientim seksual dhe politik”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.
Gjuha e urrejtjes, Deralla: Duhet dënuar, institucionet të veprojnë
Edhe kryetari i OJQ “CIVIL” Xhabir Deralla ka dënuar ashpër statusin e Zllatevit, duke vlerësuar se gjuha e urejtjes është shumë më e përhapur se sa mund të imagjinohet. Anadj ai vlerson se nevojitet qasje serioze nga institucionet e vendit.
“Këtë që ne po e shofim në përhpajen e gjuhës së urejtjes mund të thuhet se i njëjti është i mirë i planifikuar dhe i njëjti ka qëllime dhe caqe e tij. Në këtë situate në po shohim se shoqeria por edhe insitucionet duhet më seriozisht të merren me këtë problematic sepse nuk bëhet fjalë për aktivitetet volontere të individeve por është pjesë I një grupacioni e cila dëshiron ta ndaloj ecjen tone drejtë integrimeve euro-atlantike dhe dëshiron të ndaj shoqerin tonë, të shkaktoj frikë dhe të dëmtojë konceptin një shoqeri për të gjithë”, tha Xhabir Deralla, kryetar i OJQ "CIVIL".
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi: Të dënohet gjuha e urrejtjes në bazë gjinore
Edhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave seksiste dhe shkrimet e disa gazetarëve e mediave që përhapin fjalor seksist dhe diskriminues për femrat. Komiteti I Helsinkit me ankesë në Këshillin për Etikë në Media, ndaj portaleve Ekspres.mk dhe Vistina.mk, për informim denigrues në bazë gjinore
“Edhe përkundër të gjitha apeleve ndaj mediave që të mos përcjellin deklarime seksiste nëse të njejtat nuk I trajtojnë në aspektin kritik, dsa media dhe gazetarë janë kthyer vetë në burim deklaratash shqetësuese dhe diminutive. Në vend që të luftojnë kundër diskriminimit dhe dukurive negative në diskursin publik, ata në mëyrë të drejtëpërdrejtë kontribuojnë në krijimin e atmosferës që përqesh pjesmarrjen e femrave në jetën publike dhe të femrën në përgjigjësi. ky lloj informimi krijon ambjent armiqësor dhe nëncmues për të gjitha femrat”, thuhet në reagim.
Komiteti I Helsinkit dënon fuqishëm informimet e kësaj natyre dhe tekstet e deklaratat që i vënë gratë në pozitë të palakmueshme dhe cënojnë barazinë mes gjinive. Shqetësim përbën jo vetëm gjuha ofenduese e shoviniste ndaj prokurores Fetahi por edhe përmendja në aspekt negativ e venbanimit të saj, me të cilën diskriminohen jo vetëm gratë që jetojnë në venbanimet rurale, por edhe popullata shqiptare në vetë fshatin e përmendur, që sipas statusit të gazetarit, gratë i trajton vetëm si qënie që duhen rrahur.
REXHEP QAMILI
