Këshilli i Prokurorëve: Ndërpritet mandati i prokurorëve të PSP-së
Këshilli i prokurorëve ka konstatuar ndërprerjen e mandatit për prokurorët e Prokurorisë speciale publike....

Këshilli i prokurorëve ka konstatuar ndërprerjen e mandatit për prokurorët e Prokurorisë speciale publike, dhe nga dita e sotme 10 prokurorët special do të duhet te kthen në vendet e tyre paraprake në prokurorite themelore të vendit ku aktualisht u pushonte vendi i punës.
Ndërkaq prokurorja Lile Stefanova nuk kthehet në prokurornë për krim të organizuar dhe korrupsion, pasi që i ka mbaruar mandate katër vjeçar dhe e njejta kthet në prokurorinë themelore në Radovish.
Kryetari i Këshillit të prokurorëve Aco Kolevski theksoi se ndërprarja e mandatit të tyrë ishte si pasojë e shkarkimit të prokurores speciale, Katica Janeva.
“Ata e ndanin fatin e prokurores speciale, Katica Janeva. Kështu që ajo u shkakrua të shtunën dhe nga ajo datë u mbaron mandati edhe prokurëve të tjerë në prokurorinë speciale. Hyn në fuqi prej ditës së sotme, sa të publikohet në gazetën zyrtare” – u shpreh Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Aco Kolevski.
Këshilli i Prokurorëve: Janeva s'është më prokurore, as në Gjevgjeli
Me vëndim të Këshillit të prokurorëve Katica Janeva më nuk do të kryej as funskionin prokurore publike në prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli.
“Prokuroria speciale dhe prokuroria e rregullt janë institucione të posaçme. Me atë që është caktuar asaj i është lënë nën fuqi vendimi për pushimin e vendit të punës si prokurorë në prokurorinë themelore të Gjevgjelisë. Faktikisht ajo tani me nuk mund të kryej funskionin prokurorë publik. Për shkak të vendimit për shkarkim pa pasuar edhe ky vendim” – deklaroi Kolevski.
Kolevski nuk përjashtoi mundësinë që këta prokurorë të dalin në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion nëse arrin vendim për sisitematizim në Prokurori. Ndërkaq sa i përket vazhdimit të lëndëve të PSP dhe përfaqësimit të tyre ne procedura të metutjeshme Kolevski tha se vendimi është në kompetenca të prokurorisë republikane.
Ekipi i Janevës u zgjodh në tetor të vitit 2015. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
