Maqedoni

Osmani takon Mogerinin në Bruksel, Osmani: Meritojmë datë për fillimin e negociatave

16.09.2019 15:40

Zëvëndëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani është i bindur se vendi meriton të merr datë për fillimin e negociatave...

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane kumtojnë se,  në takim me Përfaqësuesen e Lartë Për Politkë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini  në Bruksel, Osmani ka thënë se vendi do ti mbyll të gjitha hezitimet e vendeve septike të  BE-së  për dhënien e dates,  me çka sipas tij, do të siguorohet unanimiteti pozitiv i vendeve anëtare të BE-së në samititn e 15 tetorit.
 
“Ndodhemi 30 ditë para vendimit të madh për fillimin e negociatave, me të cilën do t’i vendoset një pikë përpjekjeve të përbashkëta në këto dy vite e gjysmë të kaluara, për kthimin e axheendës evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe kthimin e procesit të zgjerimit lartë në agjendën e Unionit.Ju siguroj se edhe në këtë periudhë të shkurtë që është para nesh, hermetikisht do ti mbyllim të gjitha mundësitë eventuale për justifikim apo skepticizëm tek vendet  anëtare, dhe kështu me meritë do ta sigurojmë vendimin për fillimin e negociatave”, tha zëvëndëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
 
Në takimet e zhvilluara me autoritetet e Brukselit, Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për  sundimin e  ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Osmani ka siguruar autoritetet e Brukselit se  nuk ka asnjë lëshim kur bëhet fjalë  për sundimin  e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin. Pas Brukselit, Osmani vazhdon vizitat këtë javë me  politikanët e Gjermanisë dhe Polonisë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU