Maqedoni

Ligji për PTHP-në, Milloshovski: LSDM vazhdimisht ndryshon mendim

16.09.2019 16:51

Grupet negociuese të ligjit për prokurorinë themelore publike, nuk kishin gjatë fundjavës takime...

Grupet negociuese të ligjit për prokurorinë themelore publike, nuk kishin gjatë fundjavës takime, megjithëse kontaktet joformale kanë vazhduar. Nga Ministria e Drejtësisë sqaruan tashmë se ndryshimet që dolën nga takimi i liderëve, janë përfshirë në propozim ligj dhe i njejti i është dërguar opozitës maqedonase. Nga VMRO – DPMNE pohojnë se kanë marrë  një propozim nga ekipi qeverisës, dhe në mënyrë eksprese i janë përgjigjur.  Por për VMRO-në habit fakti që   LSDM vazhdimishtë ndryshon qëndrimet rreth Ligjit për  Prokurorinë Publike.
 
“Nuk e di për të satën herë po e ndryshojnë edhe atë qëndrim të cilën e dha Zaev, kur ishte si mandatar, dhe propozoi që opozita do të ketë të drejtë ta propozojë prokurorin kryesor shtetëror. Deri në fund të javës të enjtën apo të premten të mbajnë edhe një takim. Mendoj se është e mjaftueshme nga tentimet për të gjetë zgjidhje hibride, siq ishte ajo e Kryeministrit Zaev që duhet të ndahet Prokuroria për Organizim të krimit të rëndë në dy pjesë, ku njëra të ishte vetëm korupsion të lartë. Ne mendojmë se standardi I deritanishëm duhet të mbahet që Prokuroria për Krime të rënda dhe korupsion të jetë si një trup”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
 
Zaev: Prokurori pa ndikim politik për gjyqësi të pavarur
 
Teksa pritet takimi I radhës I grupeve të punës, kryeministri Zoran Zaev thotë se bisedimet e deritanishme kanë ngecur tek fati i materialeve të përgjuara, për të cilat vetë Zaev pret që të gjendet zgjidhje e përbashkët. E sa për propozimin për Ruskovskën në krye të prokurorisë së re, thotë se ajo ka mandate e politika nuk duhet të përzihet.
 
“Nuk duhet të lejojmë që liderët e partive kur tu kujtohet ti ndryshojnë prokurorët. Ruskovska ka mandate prej 4 viteve, është prokurore që 10 muaj, dhe ajo dhe ekipi I saj udhëheqin shumë lëndë, edhe ngjarjet e 27 prillit, dhe nëse qëllimi ynë është që të kemi gjyqësi të pavarur, atëherë nuk duhet lejuar të përzihemi në prokurori. Ka sinjale të mira nga të dyja palët se janë të gatshme për zgjidhje. Besoj se grupet e punës do të na tregojnë se kur duhet të vazhdojmë si grupe punë apo si lider. Me rëndësi është të gjendet zgjidhje”, tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Pjesmarrësit në grupet e punës thonë megjithatë se  puna e tyre është thjesht teknike, sepse vendimin final duhet ta sjellin vetëm krerët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. 
 
FITIM KRYEZIU