Ekonomi

Ndërrmarjet e vogla dhe të mesme, ekspertë: Vetëm 5% e tyre eksportojnë

16.09.2019 17:09

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe më tej shumë pak janë pjesmarrëse në eksport....

Bashkëpunimi me vendet e jashtme kryesisht bëhet në sektorin e IT-së por edhe në segmentet që kanë të bëjnë me eksportin e repromatrialeve dhe më tej mund të llogaritet vlera e shtuar. Viktor Stojmanovski I cili është koordinator i Rrjetit Evropjan për Ndërmarrje të vogla dhe të mesmë, tha se reth 3000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme përfitojnë shërbime dhe qëllimi është promovimi jashtë vendit, internacionalizimi i veprimtarisë dhe gjetja e partnerëve në biznes.
 
"Vetëm 5% nga kompanitë e vendit eksportojnë. Dominojnë kompanitë e mëdha, ndërsa tek kompanitë e vogla dhe të mesmë ky numër është edhe më i vogël, por e vogël është edhe pjesmarrja e tyre. Deri tani në Rrjetin Evropjan për ndërmarrje të vogla dhe të mesme e cila funksionin 11 vite, në 60 vende të ndryshme, janë lidhur 7000 partneritete për punë", tha Viktor Stajmanovski, profesor i ekonomisë.
 
44% nga ndërmarrjet kanë rritur prodhimtarinë e tyre, 40% kanë filluar biznes të ri, shërbim apo kanë implemetuar risi gjatë punës, 3 nga 4 klient kanë pasur sukses të përfitojnë në tregje të reja dhe cdo një I katërti afaristë, ka përfituar bashkëpuntorë të ri të biznesit. 2400 kompani aplikojnë për mjete nga fondet evropjane. Bashkëpunimi në mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mësme dhe Rrjetit Evropjan, duhet të intensifikohet që përfitimet nga kjo të jenë më të mëdha jo vetëm për ndrëmarrjet por edhe për ekonominë vendore u tha në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
 
FARIJE DAUTI BAKIU