Maqedoni
Protesta kundër paraleles shqip në Jurumleri, banorët: Do sjellin shqiptarë nga fshatra tjerë
16.09.2019 17:29
Banorët maqedonas të fshatit Jurumleri janë kundër hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe....

Ata ndaluan fëmijët e tyre të vijojnë procesin mësimor. Edhe pse protestuan banorët nuk deshën të prononcohen për atë se se kush ka inicuar protestën.
Edhe drejtori i shkollës nuk pranoi të prononcohet për ekipin tonë , ndërsa sigurimi i shkollës ndaloi xhirimin brenda shkollës.
Ekipi i TVM 2 insistoi të kuptojë se kush qëndron pas organizimit të protestës të inicuar në rrjetet sociale. Banorët e tjerë që pranuan të flasin para kamerës sonë, thanë se nuk e dinë se kush është organizatori I protestave, por janë informuar nga bashkëfshatarët e tjerë se në shkollë do të sjellin nxënës shqiptarë nga fshatrat përeth e kjo u pengon. E ata sqarojnë se janë kundër ardhjes së nxënësve nga të tjera fshatra jo kundër bashkëfshatarëve të tyre shqiptarë
"Nuk e di se kush ka dhën urdhërin për protestë dhe sa do të zgjasë nuk e di. Ne kemi bashkjetesë me shqiptarët që jetojnë këtu por nxënësit duan ti sjellin nga fshatra tjerë Konjarë, Ognjancë që këtu të mësojnë. Këtu do ketë konflikte mes nxënësve"...
"Na thanë se do vinë nxënës shqiptar nga shkolla tjera, nga Ognjanci nga Qolia, do si sjellin të gjith nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, ne po bojkotjmë që të mos sjellin nxënës nga etni tjera dhe nga fshatrat tjerë", thanë banorët.
Komuna e Gazibabës: Kërkesa për parlelen e vonuar, po shqyrtohet
Për këtë problematikë kontaktuan Komunën e Gazibabës nga ku na thanë se Kryetari është në udhëtim zyrtar dhe sektori për mardhënie me publikun ofroi sqarim me shkrim.
“Për fat të keq kërkesën nga prindërit për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe kryetari e mori më 4 shtator kur vecmë kishte filluar viti shkollor. Kryetari I komunës së bashku me Ministrin Ademi kishin takim me përfaqësuesit e prindërve dhe I dëgjuan kërkesat.Kërkesa e cila është dorëzuar vecmë është procesuuar dhe po shqyrtohet. Nevoitet të shqyrtohen më shumë faktorë, si sigurimi I hapsirës ku do zhvillohet mësimi,kuadrit shtesë arsimor si dhe mjeteve shtesë. Kjo cështje nuk duhet të politizohet as të përdoret në kontekst etnik. Komuna e Gazi Babës punon në të gjitha shkollat fillore për përmirësimin e kushteve pa bërë dallim se cilës etni I përkasin nxënësit”, thuhet në sqarimin me shkrim nga Komuna.
Ademi: Jo politikë në arsim, të dorëzohet kërkesa
Por Ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se drejtori ende nuk ka dorëzuar kërkesë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.Ai kërkoi që arsimi të mos politizohet dhe ftoi drejtorin dhe komunën të ndjekin të gjitha procedurat e MASH do ju dalë në ndihmë për hapësirat.
"Apeloj që të mos politizojmë arsimin arsimi të mos jetë arenë për përplasje politike, etnike por të jemi të gjithë të fokusuar në përfarimin me njëri tjetrin në njohje me njëri tjetrin dhe përmirësimin e cilësisë në arsim. Është e vërtetë se drejtori nuk ka dorëzuar kërkesën deri në komunë ne kemi shpreh gatishmëri tiu ndihmojmë edhe me rastin e hapjes së paraleles së re por edhe për hapsirat infrastrukturore edhe për sigurimin e hapsirave por fatkeqsisht në bazë të informacioneve që posedoj ai ësht nën presion të individëve të caktuar që ndoshta kanë agjendë konkrete për ti kthyer tensionet e viteve të mëparshme që karakterizonin arsimin", tha Ministri i Arsimit Arbër Ademi.
Ka disa vite që Komuna e Gazi Babës dhe drejtori maqedonas i shkollës Njegosh nuk lejojnë mësimin në shqip nga klasa e pestë për nxënësit shqiptarë në Idrizovë dhe rrethinë. Nxënësit shqiptarë, pas klasës së katërt, mësimin e kanë ndjekur në shkollat e Çairit, ndërsa ata prindër që nuk kanë mundur ti sjellin 4 kilometra deri në Çair, janë detyruar që fëmijët i tyre ti regjistrojnë në paralelet në maqedonisht. Së fundmi, Ministria e Arsimit lejoi hapjen e paraleles, ndërsa siguroi prindërit shqiptarë se fëmijët e tyre do mësojnë në gjuhën amtare.
FLUTURA LATIFI
