Maqedoni

Akademia për Gjykatës e Prokurorë, Ristovski: Kritere maksimale për më shumë cilësi

16.09.2019 18:00

Propozimet e reja në ligjin për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve ndezën debatin në kuvend në komisionin amë....

Maxhoranca këkron  ashpërsim të kritereve për më shumë profesionalizim të gjykatësve dhe prokurorëve. Zv/ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski duke sqaruar propozimin e ri qevritar, përkujton rëndësinë e reformave në gjyqësi. 
 
"Qëllimi bazë është përmbajtja si qëllim strategjik në Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit të definuar në barazimin e praktikës gjyqësore, përmes rritjes së sasisë së trajnimeve të gjykatësve në suaza të Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publik. Kriteret e reja ligjore për përbërjen e organeve të udhëheqësve të akademisë dhe ridefinimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe provimit përfundimtar në bazë kritereve për vlerësim të njohurive të kandidatëve", tha Oliver Ristevski, zv/ministër i Drejtësisë.
 
VMRO-DPMNE: Ulin kriteret e cilësisë për përfitime
 
Por VMRO akuzon maxhorancën se kërkon të ulë kriteret e cilësisë. Pushteti këkron të përfitojë edhe këtu duke përzgjedhur madje edhe firmat e afërta me ta që do të zhvillojnë testin për gjuhën e huaj, akuzon opozita.  
 
"Njohja e gjuhës Angleze ose e gjuhës së huaj pranohej me certifikatë ndërkombëtare, tani njohjen e gjuhës së huaj duhet ta dëshmosh në kompani të zgjedhur nga Qeveria dhe nëse duam të bëjmë teori të konspiracionit, firmë shumë të afërt të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë. E kjo të lë të dyshosh nëse provimi i gjuhës angleze do të jetë siç duhet", tha Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
 
VMRO këkron debat publik për këtë propozim ligj. Zv/ministri Ristovski pranon debatin publik me përfshirjen e më shumë ekspertëve.
 
BELINDA KOKA ADEMI