Maqedoni
Terminal i ri doganor në Qafë Thanë, Zhbogar: Promovojmë lidhjen mes vendeve
16.09.2019 18:16
Edhe një terminal i ri doganor nisi me punë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në kufirin me Republikën e Shqipërisë....

Bëhet fjalë për projket që kap shumën prej 1.7 milionë euro , financuar nga fondet e BE. Ambasadori i BE –së, Samuel Zbogar theksoi se projketet e këtij lloji që financohen nga taksapaguesit e vendeve anëtare të BE-së kanë për qëllim promovimin e lidhjes më të mirë mes njerëzve dhe transportittë mallrave, si dy përcaktues kryesorë në procesin e integrimit.
“Qafë Thana është një pikë kufitare strategjike për Maqedoninë e Veriut nga i cili në vit kalojnë mbi 1.5 milionë udhëtar dhe mbi 100 mij kamionë. Kapacitet e reja të terminalit do kontribuojnë në përmirësimin e shkëmbimit të mallrave, sigurimin e procedurave doganore më shpejtë dhe më të lirë për operatorët ekonomikë, por mbi të gjitha edhe kontroll të përmirësuar të mallrave”, tha Samuel Zhbogar, amabsador i BE-së në Shkup
Zhvillim infrastrukturor, Zaev: Po ia arrijmë falë mbështetjes së BE-së
Kryministri Zaev theksoi se prioritieti i këtij pushteti për zhvillimi infraksuturor po arrihet fal mbështetjes së Bashkimit Europian, veçanarisht IPA fondet të cilat na janë vënë plotësisht në dispozicion.
“Sektori transprtues ka një rëndësi të veçant në praktikimin e 4 kushteve themelore që janë bazë e BE-së, lëvzija e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerzëve, kurse për praktikim dhe promovim e këtyre është e neovjshme infrastruktura e zhvilluar e moderne”, tha kryministri Zoran Zaev.
Tanasovski: Synojmë të jemi liderë në doganat e rajonit
“Vizioni ynë që të jemi dretjoria udhëheqese doganore në rajon e realizojmë përmes modernizimit, zhvillimit të resurseve njerëzotre dhe IT kapaciteteve, përmirësim të kushteve për punë si dhe sigurim të infrakrurës në vendikalimet kufitare për mbajtje të standardeve profesionale”, tha Gjoko Tanasovski, dretjor i doganave.
Nga ekzekutivi njoftojnë se këto ditë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të udhëtoj drejt Tiranës për të takuar autoritetet përgjegjëse atje për përshpejtimin e procedurave për hapjen e një “one stop shop” pikërisht në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.
ZEKIRJA MEXHITI
