Maqedoni

Kuvendi do ta mbajë sancën e 15-të

15.09.2014 10:23

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta fillojë seancën e 15-të në të cilën do të shqyrtohet propozim-ligji për rezerva të obligueshme të naftës...

Deputetët do të diskutojnë për ndryshimet e Ligjit për nusprodhime  nga preardhja e kafshëve, të Ligjit për arsimim të të rriturve, të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, të ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, të gjitha në lexim të parë.
 
Në rendin e ditës janë edhe  ndryshimet e Ligjit për shëndet publik, të ligjit për siguri në furnizimin me gjak, të ligjit për studime mjekësore dhe në vazhdimësi përkryerja profesionale e mjekëve të mjekësisë, të Ligjit për marrje dhe rimbjellje të pjesëve  nga trupi i njeriut për shkak të shërimit, të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të gjitha në lexim të parë.
 
Kuvendi do t'i shqyrtojë edhe propozim ndryshimet e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim vendimi  për shkarkim të anëtarit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.
 
Në lexim të dytë do të shqyrtohen  ndryshimet e ligjit  për revizion,  të ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare,  të ligjit për shoqëri tregtare, të Ligjit për ndërrmarje publike, të ligjit për automjete dhe të Ligjit për sport.
 
Sipas procedurës së shkurtuar në rend të ditës në seancën e 15-të janë plotësimi i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndryshimet e Ligjit për borxh publik dhe të ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese.
 
Në suaza të seancës do të diskutohet edhe për propozim ndryshimet e Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019 dhe Propozim vendimi për dhënien e pajtimit  të vendimit statutar për ndryshime të statusit  të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.