Botë
Meta: BE le të na vendosë kushte për negociatat
16.09.2019 18:48
Presidenti i republikes së Shqipërisë Ilir Meta, iu bashkua sot mazhorancës....

Presidenti i republikes së Shqipërisë Ilir Meta, iu bashkua sot mazhorancës në aktivitetin e përkujtimit të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës. Meta ka dhënë mesazhe bashkimi, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi. Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aktor, që secili të mbajë përgjegjësi. Nga këtu do të kuptohet se kush realisht është pengesë për procesin në fjalë", tha presidenti i republikes së Shqipërisë Ilir Meta.
Në prag të marrjes së një vendimi për integrimin e Shqipërisë në BE, në Tiranë ka mbërritur për një vizitë zyrtare ministri Gjerman i drejtësisë. Në njoftimin për shtyp të zyrës së tij, thuhet se zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngirtja e prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, janë parakushte të Gjermanisë për negociatat.
LULJETA NDOKA
