Procesi eurointegrues, Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk në Shkup
17.09.2019 09:34
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë....

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk ka filluar tashmë vizitëne tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Tusk ka filluar në këto momente takimin me kryeministrin Zoran Zaev me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët në orën 12-15.
Ai do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski.
Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor.
Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel.
