Basketboll

SHBA-ja kampion bote

15.09.2014 11:37

SHBA ka arritur të mbrojë titullin e Kampionit të Botës në basketboll duke e mposhtur lehtë Serbinë në finale merezultat të thellë 129-92...

Amerikanët janë treguar të pakapshëm gjatë ndeshjes duke treguar nivel të hatashëm të saktësisë së shutit, pastaj atrakcion, seriozitet dhe gjithçka tjetër - që e zbukuron lojën. 
 
E tëra që ka arritur të bëj finalistja e mposhtur ka qenë epërsia 15-7 në fillim të takimit, prej kur gjithçka kaloi në anë të ekipit të Mike Krzyzewskit për të mbrojtur titullin e Botës, të fituar edhe katër vite më parë në Turqi, kur amerikanët patën mposhtur Turqinë në finale 81-64. 
 
Kyrie Irving shënoi 26 pikë, derisa James Harden i ndihmoi vendit të tij me 23 pikë tjera për medaljen e artë, ku saktësia e amerikanëve ishte 50% nga tre pikëshat, pasi që shutuan 30 herë dhe shënuan plotë 15 herë. 
 
Në anën tjetër, te humbësit, të vetmi që u dalluan sa i përket pikëve të shënuara ishin Nikola Kalinic dhe Nemanja Bjelica me nga 18 pikë, derisa Bojan Bogdanovic regjistroi 15 pikë të tjera. 
 
Me këtë fitore, SHBA-ja bëhet vendi i tretë në Botë që arrin ta mbrojë titullin e kampionit të Botës, pas Brazilit (1959 dhe 1963) dhe ish Jugosllavisë (1998 dhe 2002).