Seancë e Qeverisë, temat e antikorrupsionit në programet shkollore
Qeveria në seancë të rregullt do të diskutojë.....

Qeveria në seancë të rregullt do të diskutojë sot për mënyrën më të përshtatshme të vendosjes së temave për antikorrupsion në kuadër të programit vjetor të shkollave.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë seancë Qeveria do të informohet për aktivitetet për zbatimin e masave kryesore të nëndimensionit për Antikorrupsion nga “Strategjia për Evropën Juglindore 2020”, në kuadër të programeve shollore, paralajmëroi pres shërbimi i Qeverisë.
Gjithashtu në rend dite janë informacioni për projekt strategjinë për Mbrojtje si edhe propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse “Mbështetje e vendosur” në Afganistan dhe në misionin e Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.
Në seancë do të shqyrtohet edhe informacioni për seancën e 15-të të mbajtur të Këshillit kombëtar për teknologji informatike dhe komunikuese dhe siguri kibernetike.
