Rastet e PSP-së, pritet vendimi i Jovevskit se kujt do i ndahen lëndët
Prokurori publik republikan Jovevski, duhet tani të vendosë....

Prokurorët e Prokurorisë Speciale kanë filluar të heqin gjësendet e tyre personale nga hapësirat e Prokurorisë Publike Speciale, pasi që Këshilli i Prokurorëve dje i riktheu në vendet e tyre të mëparshme të fundit, pas skadimit të mandatit
Prokurori publik republikan Jovevski, duhet tani të vendosë për seicllin prej rasteve që deri javëne shkuar udhëhiqeshin nga prokurorët special.
Vendimi do të merret për seicilin rast veç e veç për të parë se në cila prokurori do të jetë përgjegjëse më tej për të njejtin e do ta përfaqësojë para gjykatës.
Ende mbetet në lojë opsioni që Jovevski t’ua rindajë lëndët të njejtëve prokurorë që i kanë drejtuar deri tani, pra ti lënë po të njejtit ish prokurorë special që ti përfundojnë deri në vendimin gjyqësor.
Por po shqyrtohet edhe varianti që të formohet një sektor në sektorin për ndjekje të krimit të organizuar e korrupsionit, e për këtë opsion nuk ka nevojë për ndryshime ligjore.
Nëse pranohet varianti i dytë, duhet të hapet konkurs në të cilin sërish mud të paraqiteshin prokurorët e PSP-së, por kësaj radhe do të punonin nën drejtimin e Vilma Ruskovskës.
