Shpërthen rafineria e naftës në Itali, autoritetet thonë se situata është nën kontroll
Një shpërthim i madh ndodhi sot në një rafineri nafte në veri të Italisë....

Një shpërthim i madh ndodhi sot në një rafineri nafte në veri të Italisë, por situata u vu nën kontroll dhe nuk pati lëndime.
Ndërmarrja italiane e energjisë, ENI, u shpreh se aksidenti në rafinerinë në komunën Sannazzaro de Burgondi, e pozicionuar rreth 50 kilometra në jugperëndim të Milanos, ndodhi rreth orës 06:30.
”Nuk ka patur asnjë zjarr”, tha ENI në një deklaratë duke shtuar se janë duke u bërë vlerësime të mëtejshme të dëmeve dhe se rafineria është në funksion.
Kryetari i komunës Sannazzaro de Burgondi, një qytet me rreth 5 500 banorë, i tha agjencisë së lajmeve ANSA se zjarrfikësve iu deshën rreth 15 minuta për të marrë situatën nën kontroll.
ANSA raportoi se kanë ndodhur dhe dy shpërthime të tjera në rafinerinë e naftës ENI, njëra në vitin 2016 dhe tjetra në vitin 2017. Nuk ka patur të lënduar në asnjërin prej tyre.
