Mbi 150 persona të prekur nga Leukemia, Shoqata e LKM-së: Ka mungesë të ilaçeve
17.09.2019 16:55
Mbi 150 persona janë të prekur nga leukemia kronike miloike...

Mbi 150 persona janë të prekur nga leukemia kronike miloike, shumica e këtyre rasteve kanë pasur përfundim tragjik, për shkak të mungesës së ilaçeve. Shoqata e LKM-së në vend kërkoi sigurim të terapisë së linjës së dytë për të sëmurët nga kjo sëmundje.
“Shpresoj dhe pres që për një kohë të shkurtë të kemi Tasigna, ilaç kundër kësaj sëmundje. Sipas matematikave të mia, besoj që do ta kemi pas dy muajsh, por siç e dini, disa procese shkojnë shumë ngadalë, deri sa të nënshkruhen tenderët, deri sa të gjenden ilaçet dhe kështu mund të kalojnë shumë muaj të tjerë duke pritur. Frikësohem shumë se pacientet tanë të mbesin pa ilaçin Tasigna”,- theksoi Pepo Levi nga Shoqata e LKM-së në Maqedoni.
“Me kohë zbuluam që mund të ndërpritet terapia, ndërsa pacienti edhe më tej të qëndrojë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëse bëhet ndërprerja e terapisë, sëmundja kthehet tek më pak se gjysma e pacientëve, por duhet të reagohet me kohë, nuk duhet pritur që shenjat e sëmundjes të manifestohen. Duhet të reagojmë atëherë kur sëmundja rishfaqet në nivelin e padukshëm për sytë e lirë të mjekëve, pra kur nuk ka simptoma”,- tha Aleksandar Stojanoviq nga Klinika për Hematologji.
Sipas mjekëve, numri më i madh i pacientëve janë nën moshën 50-vjeçare, të cilët akoma janë në fazën e periudhës reproduktive. Këto të dhëna u prezantuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Leukemisë kronikë miloike, me ç’rast Shoqata e LKM në Maqedoni mbajti ligjëratën me temë "Efektet e padëshiruara në kurimin e Leucemisë kronike mieloike dhe rëndësia e evidentimit të tyre dhe paraqitjes në kohë në institucionet kompetente".
FARIJE DAUTI BAKIJU
