Maqedoni

VMRO-DPMNE: Të formohet Komision Anketues për punën e PSP-së

17.09.2019 17:30

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri tek Kuvendi ka dorëzuar propozim-vendim...

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së deri tek Kuvendi ka dorëzuar propozim-vendim për formimin e një Komisioni Anketues, i cili do të përcaktojë shkeljen e ligjit gjatë punës së PSP-së, për veprat penale që dalin nga përgjimet. Komisioni Anketues do të kishte për qëllim të vërtetohet se në çfarë mënyre janë harxhuar paratë e buxhetit të kësaj prokurorie dhe nëse ka pasur nepotizëm, thonë nga VMRO-ja opozitare, nga e cila kërkojnë që kryetari i këtij komisioni të propozohet nga kjo parti, ndërsa dhjetë anëtarët e komisionit të propozohen nga partitë parlamentare. Po ashtu propozohet që vëzhgues të punës së komisionit të jenë përfaqësues të Ambasadës amerikane, suedeze dhe holandeze.  
 
“Komisioni Anketues nuk do të merrej me lëndë të prokurorisë apo gjyqësore, por do të konfirmonte mënyrën e punës financiare të prokurorisë. Respektim të procedurave ekzistuese ligjore dhe rregulloret brenda prokurorisë, ligjshmëria e procedurave të punësimit në prokurori, konstatim të nepotizmit dhe harxhimin e mjeteve për honorare të dyshimta siç kemi informacione për ruajtjen e fshehtësisë profesionale”,- tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. 
 
LSDM: Të dyshuarit nuk mund të shqyrtojnë punën e PSP-së
 
Njerëz të dyshuar nuk mund të shqyrtojnë punën e PSP-së, kundërpërgjigjen nga LSDM, duke kundërshtuar propozimin e VMRO-së.
 
“Antonio Milloshoski, i dyshuar në lëndë të Speciales, dëshiron ta shqyrtojë punën e Speciales?! Për mua është e papranueshme. Është e dukshme paniku në VMRO-DPMNE duke vazhduar ta mbrojnë krimet dhe kriminelët brenda partisë. Mund t’ju them me siguri se ashtu siç nuk arritën t’i ndalojnë lëndët e PSP-së, gjithashtu nuk do të mund të shpëtojnë nga përgjegjësia”,- theksoi Kostandin Kostadinov nga LSDM. 
 
Derisa kërkohet komision anketues për punën e saj në krye të PSP-së tanimë ish prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja” kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë, duke ofruar si garanci se nuk do të arratiset, tre apartamente, atë të djalit, vajzës dhe apartamentin e një familjari. Janeva kërkon të mbrohet në liri për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten, deri kur Prokuroria e Krimit të Organizuar duhet të vendosë nëse do t’i zgjatet paraburgimi apo t’i zëvendësohet me masë më të lehtë.
 
GYLTENE SINANI