Botë

Afganistan, 24 të vrarë nga shpërthimi në një tubim zgjedhor

17.09.2019 19:28

Të paktën 24 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bomba, pranë një tubimi zgjedhor, ku po merrte pjesë presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani.....

Presidenti ka shpëtuar pa pasoja, njoftuan zyrtarët. Ghani sapo kishte filluar të mbajë një fjalim në mitingun në kryeqytetin e Provincës Parvan, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i parë. Më vonë, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi Kabulin qendror, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë, bëri të ditur ministria e Brendshme.
 
Përgjegjësinë për të dyja sulmet e morën militantët talibanë. Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar.