Maqedoni

Parashikimi i motit

18.09.2019 08:59

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
 
Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri 18 gradë Celsius ndërsa temperaturat maksimale nga 25 deri 35 gradë Celsius.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm, temperatura maksimale do të arrijë 32 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Meteorologët për nesër dhe pasnesër paralajmërojnë reshje të shiut në disa vende, si dhe ulje të temperaturave.