Botë
Pompeo dhe Guteres, dënojnë sulmet e talebanëve në Afganistan
18.09.2019 12:18
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dënuar dy sulmet e talibanëve që vranë të paktën 48 njerëz...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dënuar dy sulmet e talibanëve që vranë të paktën 48 njerëz, dhe plagosën dhjetëra të tjerë në Afganistan, 11 ditë para se vendi të zhvillojë zgjedhjet presidenciale. Grupi militant është zotuar se do të pengojë mbajtjen e tyre.
"Përmes këtyre sulmeve, talibanët tregojnë një shpërfillje të qartë për njerëzit dhe institucionet e Afganistanit", tha Pompeo në një deklaratë.
"Në mënyrë që të ndodhë pajtimi i vërtetë brenda afgan, talibanët duhet të fillojnë të demonstrojnë një përkushtim të vërtetë për paqen, në vend se të vazhdojnë dhunën dhe shkatërrimin, i cili shkakton një dëm për popullin afgan dhe të ardhmen e vendit të tyre", ka thënë Pompeo.
Të paktën 26 njerëz u vranë dhe 42 u plagosën pas një sulmi vetëvrasës, pranë një tubimi zgjedhor ku marrte pjesë edhe presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani. Më vonë gjatë ditës, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi qendrën e Kabulit, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë. Përgjegjësinë për të dyja sulmet e morën talibanët.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmet dhe tha se "të gjithë qytetarët afganë - qoftë votuesit, kandidatët, apo personeli i lidhur me zgjedhjet - kanë të drejtë të jenë të lirë nga frika dhe dhuna”.
