Botë

Numërimi i pjesshëm i votave në Izrael, partia e Netanjahut në epërsi

18.09.2019 12:51

Partia e djathtë, Likud, e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, është në epërsi pasi gëzon mbështetjen e 28.4 për qind të votuesve....

Rezultatet bazohen në numërimin e një të katërtës së votave të numëruara nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Izrael. Prapa me 25.4 për qind është partia opozitare, Kaltër dhe Bardhë, e udhëhequr nga ish-shefi ushtarak Benny Gantz. Sondazhet e mëparshme treguan që të dyja palët ishin në nivele të njëjta të përkrahjes së qytetarëve.
 
Votuesit izraelitë u drejtuan në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme, përderisa kryeministrit Netanyahu kërkon një mandat të pestë. Ai i thirri zgjedhjet pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat Likud dhe Kaltër dhe Bardhë fituan nga 35 vende secila në parlamentin me 120 vende.
 
Avigdor Liberman, udhëheqësi i partisë së djathtë Yisrael Beitenu, tha se e vetmja mundësi ishte që të formohej një qeveri e gjerë e unitetit kombëtar.