Maqedoni

Shkup, treni përplas për vdekje një 31 vjeçar

18.09.2019 11:42

Treni ka përplasur për vdekje një 31 vjeçar nga Shkupi, i cili ka lëvizur në binarët e hekurudhës tek Bulevardi “Serbija”....

Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Brendshme, prej ku pohojnë se rreth orës 02:00 pas mesnate kanë marrë njoftimin se në hekurudhën para mbikalimit në Bulevardin “Serbija”, treni i relacionit Manastir-Shkup ka përplasur një këmbësorin N. M. 31 vjeçar nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia dhe organet tjera kompetente po hetojnë rastin.