Maqedoni
“Monstra”, Fetai dhe Bubevski mbeten prokurorë të rastit
18.09.2019 11:50
Prokurorët e PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, mbeten prokurorë të rastit “Monstra”...

Prokurori shtetëror, Lubomir Joveski, i ka autorizuar që të përfaqësojnë këtë prokurori.
“Ne vijmë në gjykatë të autorizuar nga Prokuroria Themelore Publike dhe lufta për drejtësi do të vazhdojë”,- tha prokurorja, Fatime Fetai, në hyrje të Gjykatës Penale, para fillimit të sotëm të seancës për rastin “Monstra”.
Fetai tha se tani me statusin e ri ndihet e fuqishme njësoj sikur kur kishte statusin e speciales. Kjo është seanca e parë pas marrjes së kompetencave të PSP-së dhe kthimit të të gjitha lëndëve në Prokurorinë Themelore.
