Maqedoni
ASh: Hetim ndërkombëtar për “Rastin e Kumanovës”
18.09.2019 11:14
Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore për “Grupin e Kumanovës” kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët...

Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore për “Grupin e Kumanovës” kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët, nga e cila thonë se "gjykimet në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë maksimale vetëm sepse të pandehurit janë shqiptarë ndërsa opinioni nuk e mësoi të vërtetën se kush ishte organizatori, kush dha urdhër për të gjuajt pa paralajmërimin për t’u dorëzuar drejt djemve të “Lagjes së trimave”? A është e vërtetë se është dhënë urdhër për ekzekutim të më së paku dy pjesëmarrësve në konflikt, pasi ata u dorëzuan, çka mund të zbulonin këta të ekzekutuar, etj. Vetëm një hetim ndërkombëtar do t’u jepte përgjigje gjithë këtyre dilemave, hetim të cilin ne si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë që të ndodh sa më shpejt. Shqiptarët nuk mund të jenë mish për top sa herë që klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të mbulojë skandalet e saj".
