Maqedoni

Fillon sot projekti ”Alo Mjek”

15.09.2014 12:00

Me projektin e Qeverisë "Alo mjek", i cili do të fillojë prej sot, qytetarët do të mund në numrin e telefonit 15-123...

Me projektin e Qeverisë "Alo mjek", i cili do të fillojë prej sot, qytetarët do të mund në numrin e telefonit 15-123 të konsultohen për një gjendje të caktuar shëndetësore apo simptoma që i ndjejnë.
 
Në projektin, siç njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, janë të kyçur mjekë specialistë me së paku 10 vite përvojë, që është ndryshe nga dispeçerët të cilët lajmërohen në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, ata janë mjekë të përgjithshëm, ndërsa disa nga specialistët janë edhe mjekë të sapopensionuar, ka theksuar Todorov.
 
Në projekt përfshihen të gjithë mjekët nga klinikat e Shkupit dhe entet shëndetësore në qytet, të cilët do të punojnë nga një ndërrim në muaj në koll-qendrën "Alo mjek", nga katër orë.