Lambertc: Tani është momenti të merrni datë për bisedime

18.09.2019 17:45

Bashkimi Evropian të miratojë vendim të drejtë për Maqedoninë e Veriut....

Bashkimi Evropian të miratojë vendim të drejtë për Maqedoninë e Veriut dhe të fillojnë negociatat për integrim. Këtë mesazh e porositi kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve në BE, Hajnc Lambertc.

Sipas tij, autoritetet rajonale të BE-së janë të bindur se vendi ka plotësuar kushtet dhe reformat e nevojshme që kërkoi BE dhe tani Brukseli duhet të sjellë vendim korrekt.

“Autoritete rajonale në BE janë të bindur se tani është momenti dhe jo më vonë, që të merret vendim korrekt dhe të fillohet me negociata, kapitull për kapitulli. Jemi të bindur sepse komiteti i rajoneve pranon të gjitha konkluzat e KE-së nga raporti i fundit dhe ne atë që e tha kryetari i Këshillit Evropian, Tusk”,- tha kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve, Hajnc Lambertc.

Osmani: Jemi storie e jashtëzakonshme, s’ mund të thonë jo

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, nuk pres votë negative nga asnjë shtet i BE-së, sepse, sipas tij, argumentet tona janë shumë të fuqishme dhe nuk ka hapësirë për shtyrje të vendimit nga KE.

“Jam i sigurt se do ta ketë shumë të vështirë cilido vend anëtar t’i thotë “jo” Maqedonisë së Veriut. Thjesht, storia jonë është e jashtëzakonshme. Nuk ndodh çdo ditë të keni vend i cili mund të prezanton aq të arritura, qoftë në pjesën politike, qoftë në pjesën e reformave. Prandaj kjo më jep një garanci se nuk mund të ketë jo”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Decentralizimi, Lambert: Në letër është mirë, implementojeni

Dy bashkëbiseduesit folën edhe për pushtetin lokal si proces i rëndësishëm negociues.

Lambertc është i kënaqur nga politika decentralizuese, por potencoi  implementimin efikas të politikës lokale dhe decentralizimit fiskal. Osmani pajtohet se ka probleme me decentralizmit fiskal, por sqaroi se po punohet për  përforcimin e kapaciteteve.

“Atë çka pashë unë ishte shumë pozitive. Decentralizimi ishte vendosur në fushën e kompetencave. Gjithashtu edhe në fushën e decentralizimit fiskal, por kjo duhet patjetër të impelementohet”,- u shpreh kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve, Hajnc Lambertc.

Osmani: Punojmë për më shumë mjete për komunat

“Përqindja e mjeteve që shkojnë në komuna nga pushteti qendror, është shumë i vogël dhe ne tash bisedojmë në nivel qeveritar të koordinimit të politikave për përforcimin e decentralizimit fiskal dhe po ashtu edhe për  zhvillimin e barabartë rajonal”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve, Hajns Lambertc, ka takuar edhe kryetarin e shtetit, Pendarvoskin, dhe kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)