Kulturë
Lidhja Kombëtare e Personave të Verbër, promovohet audio libri “Ky nuk është fundi”
18.09.2019 18:49
Lidhja Kombëtare e Personave të Verbër të Maqedonisë së Veriut promovoi audio librin “Ky nuk është fundi”...

Lidhja Kombëtare e Personave të Verbër të Maqedonisë së Veriut promovoi audio librin “Ky nuk është fundi”, që i kushtohet Toshe Proeskit, si dhe revistën mujore me zë “Panorama”, e cila është një lajmëtar i Lidhjes për informimin e personave të verbër dhe personave me shikim të dobësuar nga vendi dhe rajoni. Të dyja botimet janë mbështetur nga Ministria e Kulturës.
“Kjo është shumë e rëndësishme për anëtarët tanë, sepse ky libër do të jetë në funksion për anëtarët tanë të cilët do të kenë mundësi të lexojnë në çdo kohë. Librat audio shpresojmë të jenë më tepër që të pasurohet fondi ynë në formatin audio, sepse kemi nevojë të lexojmë libra”,- tha kryetari i Lidhjes, Zharko Selkovski.
“Jam i bindur që këto audio-botime, në të cilin përfshihet libri për Toshe Proeskin “Ky nuk është fundi” e shfrytëzojnë edhe personat me shikim të dëmtuar, pas të cilit është një lajmërim që të bëhemi më aktiv në të njëjtën kohë”,- theksoi ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Ministria e Kulturës, në kuadër të Programit vjetor për vitin 2019, ndihmon edhe botimin e revistës “Fjala jonë” të Letrës së Brajtit, të cilën e boton Lidhja Kombëtare e Personave të Verbër.
FARIJE DAUTI BAKIJU
