Botë

Liberi, shkolla përfshihet nga flakët, digjen 27 nxënës

18.09.2019 19:36

Një zjarr në një shkollë islamike në Liberi ka vrarë të paktën 27 nxënës...

Viktimat janë të moshës 10 deri në 20 vjeç."Fëmijët po mësonin Kuranin kur nisi zjarri", tha zëdhënësi i policisë, Moisiu Carter.

Zjarri besohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit, i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por që hetimet po vazhdojnë.

Dy nxënës të mbijetuar u dërguan në spital. Zjarrfikësit  janë ende në kërkim të kufomave nën rrënoja.