Maqedoni

Parashikimi i motit

19.09.2019 08:58

Moti sot në Maqedoni do të jetë me re dhe i freskët.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin e Maqedonisë.
 
Sot moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në shtim në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim verior.
 
Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 20 deri 28 gradë Celsius.
 
Në Shkup temperatura e mëngjesit do të jetë 12 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 25 gradë Celsius.