Botë

Hollandë/ Vritet brutalisht avokati i një dëshmitari shtetëror

19.09.2019 09:29

Një avokat hollandez është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam. Krimi ishte brutal-shkruan policia....

Derk Wiersum, 44 vjeç, ishte avokati i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.
 
Një i dyshuar i maskuar me kapuç u largua me këmbë.
 
“Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”- tha shefi i policisë Erik Akerboom.
 
“Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”- u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policië NPB./Top Channel