Botë
Stamboll, shpërthim në një fabrikë kimikatesh
19.09.2019 12:24
Një shpërthim i shkaktuar nga një zjarr në një fabrikë kimikatesh në Stamboll bëri që një cisternë metalike të fluturonte në ajër....
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 2 zjarrfikës ndërsa nuk raportohet ende për viktima. Flakët nisën në fabrikën në zonën e Tuzla në anën aziatike. Zjarrfikësit u lënduan në përpjekje për të shuar flakët, që u përhapën në automjetet në parkingun e fabrikës. Një ekip prej 138 personash dhe 20 zjarrfikësesh po punon për shuarjen e flakëve.
