Botë

Kosova, rrezik për qeveri pa kredibilitet

15.09.2014 12:13

Pozicionimi i katër partive në një bllok dhe i PDK-së në njërën anë, po e mbajnë peng krijimin e institucioneve në Kosovë...

Pozicionimi i katër partive në një bllok dhe i PDK-së në njërën anë, po e mbajnë peng krijimin e institucioneve në Kosovë prej 8 qershorit të këtij viti.

Katër partitë nuk kanë mundësi kushtetuese që ta marrin kryeparlamentarin, gjë që e bën të pazbatueshme marrëveshjen e tyre.

Në këtë situatë, sipas analistëve, çfarëdo rrjedhje e deputetëve apo ikje e cilitdo partner nga blloku drejt PDK-së, rrezikon të krijojë një qeveri që do të kishte krizë kredibiliteti.

Sipas analistëve, një qeveri e cila do të formohej me limitin e votave nuk i duhet Kosovës. Zgjedhja më e mirë për të dalë nga ngërçi, sipas tyre, janë zgjedhjet e reja.