Maqedoni

Fondet europiane, Itala: Të mos përfundojnë në xhepat e mashtruesve. Angellovska: Prioritet parandalimi i mashtrimeve

19.09.2019 17:36

Bashkimi Europian vazhdon me ndihmesën financiare për vendet kandidate për anëtarësim në Union...

Bashkimi Europian vazhdon me ndihmesën financiare për vendet kandidate për anëtarësim në Union, e që nga viti 2014 deri në 2020-ën do të arrijë shifrën 12 miliard euro.
 
Që fondet të mos keqpërdoren dhe shpenzohen në mënyrën e duhur, në Shkup u debatua për mundësitë e bashkëpunimit midis shtatë vendeve kandidate dhe Zyrës Europiane për Luftimin e Mashtrimeve Financiare.
 
Drejtori i përgjithshëm, Vile Itala, tha se është rritur raportimi i keqpërdorimeve eventuale që përforcon edhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit.
 
“OLAF ka mandat që të hetojë mashtrimet dhe korrupsionin që kanë të bëjnë me buxhetin e BE-së në vendet kandidate. Për ta bërë këtë të suksesshme nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje aktive nga partnerët tanë në teren ose thjesht thënë ju na nevojiteni. Bashkëpunimi me qeveritë si dhe gjykatat dhe policitë është e rëndësisë vitale për punën hetuese të OLAF. Në këtë drejtim nuk nevojitet që vetëm të përmbushen kriteret në pjesën e legjislaturës për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së, por të zhvillohet sistem i ndjekjes së bashkëpunimit në hetimet e OLAF dhe raportim për parregullsi në këto shtete”,- tha drejtori i Zyrës europiane kundër mashtrimit, Vile Itala.
 
Ministrja e financave, Nina Angellovska, tha se organet e menaxhimit dhe revizionit, prioritet duhet t’i japin parandalimit të mashtrimeve, pasi, sipas saj, kjo do të ishte më efektive në betejën kundër keqpërdorimeve të parave europiane.
 
“Më lehtë dhe më ekonomike është që të parandalohet se sa të korrigjohet dëmi i bërë nga mashtrimi. Një sistem stabil dhe efikas për menaxhim dhe kontroll është e një rëndësie thelbësore pasi që mund në masë të madhe të ul rrezikun nga mashtrimi”,- u shpreh ministrja e financave, Nina Angellovska.
 
Angellovska gjithashtu theksoi se po vendoset rrjet institucional për shuarjen e parregullsive dhe mashtrimeve.
 
Konferenca dyditore do të mundësojë shkëmbimin e përvojave në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
 
MERAL ISMAILI