Maqedoni
Mobiliteti urban, komunat të painformuara për dobitë
19.09.2019 18:04
Komunat janë të panjoftuara rreth dobive që i sjell ambienti i implemitimit të mobilitetit urban...

Në kuadër të javës së mobilitetit në Shkup, u organizua konferencë në të cilën përfaqësues të komunave nga mbarë vendi u njoftuan rreth implementimit të planit të mobilitetit urban, plan që sjell një serë benefitesh si për ambientin ku jetojmë e po ashtu edhe për qytetarët.
“Kur flasim për mobilitet urban, flasim që për në punë nuk është e patjetërsueshme të shkohet me makinë, pra mund të përdorim biçiktelën, transportin publik, trotinetët, me të vetmin qëllim, që të eliminohet trafiku, mbrojtja e ambientit jetësor dhe e treta, zgjidhje për trafikun në suaza të çdo komune, që do t’iu ndihmojë qytetarëve për jetë më të lehtë”,- tha drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, Dushica Perishiq.
“Projekti në fjalë po implementohet në 6 shtet në Ballkanin perëndimor. Në RMV jemi të fokusuar në 6 komuna, në gjithë këto komuna bëjmë vlerësim të kapaciteteve dhe nevojave të komunave në pjesën e mobilitetit urban, por interesohemi edhe për përforcimin e kapaciteteve interne që posedojnë komunat”,- theksoi drejtori i Zyrës rajonale të GIZ-it, David Oderhuber.
Implementimi i mobilitetit urban në komuna mbështetet nga Qeveria gjermane, interesim më të madh kanë shfaqur më shumë komunat përreth Shkupit.
ZEKIRIJA MEXHITI
