Maqedoni
Trotinetet elektrike - trend i ri në RMV, duhen ndryshime në Ligjin për komunikacion
19.09.2019 18:30
Trotinetet elektrike tani, më një trend i ri i komunikacionit rrugor. Harxhimet e vogla për transport...

Trotinetet elektrike tani, më një trend i ri i komunikacionit rrugor. Harxhimet e vogla për transport, mosndotja e ajrit dhe zvogëlimi i trafikut nëpër rrugët e qyteteve, mendohet të jenë arsyet kryesore pse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve vendosin të blejnë trotinete elektrike.
Por, kyçja e tyre në komunikacion detyrimisht duhet të shoqërohet me ndryshime ligjore që do të përcaktojnë se kush ka të drejtë t’i përdorë e cilat rregulla duhet të ndjekin për të mos u kthyer në objekt aksidentesh.
“Komuna e qendrës ka stimuluar përdorimin e trotineteve elektrike me qëllim uljen e drejtimit të automjeteve, duke kontribuar kështu në uljen e trafikut dhe ndotjes. I kërkova ministrit të vetëqeverisjes lokale të bëjë ndryshime në ligj në mënyrë që komunat të kenë policinë e tyre komunale që do të rregullojë përdorimin e trotuareve elektrike. Për dy vite qendra do të jete e mbuluar me trotinete elektrike dhe me shtigje për ta”,- tha kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
“E para dhe më e rëndësishmja, ne nuk kemi një përcaktim për trotinetet elektrike. Së dyti, kush duhet ta përdorë atë, në cilën moshë duhet të menaxhohet, si duhet që personi të jetë i pajisur, në cilën pjesë duhet të lëvizë, në shtigjet e biçikletave ose në ndonjë trotuar të veçantë që duhet të bëhet”,- u shpreh Bogdana Kozhuvarovska nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacion.
Debati “Kush, si, kur, nëse?” u organizua nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin. Debati është pjesë e “Javës evropiane të mobilitetit”, e shpallur nga Komisioni Evropian, dhe ka për qëllim promovimin e formave alternative të mobilitetit.
REJHANE BUSHI-METAJ
