Futboll

Goleada në Tardini i takoi Milanit

15.09.2014 12:18

Milan ka arritur të dalë fitues në goleadën e Ennio Tardinit, ku u panë plotë nëntë gola.Skuadra e Filippo Inzaghit, Milan...

Milan ka arritur të dalë fitues në goleadën e Ennio Tardinit, ku u panë plotë nëntë gola.Skuadra e Filippo Inzaghit, Milan, i ka përjetuar tifozëve një natë të paharrueshme dhe plotë emocione në Ennio Tardini të Parmës.  
 
Milani ka mposhtur Parmën merezultatin 4-5, në një ndeshje të interesante, ku kishite gjithçka, gola të bukur, penallti kartona të kuq dhe një rezultati tenistik.
 
Goli i parë erdhi në minutën e 25 nga i sapo transferuari Bonaventura, por pas vetëm dy minutash Cassano barazon në 1-1.Keisuke Honda pranoi një asistim të Abates në minutën e 37-të për të shënuar për 2-1 dhe epërsinë e Milanit.
 
Menes (45') e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-1.Në pjesën e dytë vazhdoi trilleri i golave. Në 3-2 rezultatin e nguhstoi Felipe (51'), teksa loja e bukur vazhdoi me De Jong që shënoi për 4-2 në minutën e 68-të.
 
Parma nuk lëshoi pe dhe Lucarelli shënoi një tjetër gol (73') për 4-3 dhe dramën.
 
Në minutën e 79-të transferi  Menez shënoi golin e dytë në këtë takim për 5-3 dhe atë që u mendua një fitore e sigurt.
 
Por minutat e fundit ishin dramatike pasi që De Sciglio realizoi një autogol (89) për 5-4 dhe paqartësinë deri në fund të takimit. Ishte ky një gabim i pafalshëm nga Diego Lopez.
 
Pas gjashtë minutave lojë shtesë, Milani arriti të sigurojë edhe fitoren e dytë në dy ndeshje në Serie A.
 
Milani tani është në vendin e parë me pikë të njëjta me Romën dhe Juventusin, por me golaverazh më të fortë.