Maqedoni

Qeveria me plan veprimi dhe grup punues. Lajmet e rreme do të luftohen me transparencë

19.09.2019 19:00

Pushteti do të rrisë transparencën për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme...

Kreu shtetëror, i unifikuar. Lajmet e rreme janë armiku i demokracisë dhe rrezikojnë sigurinë kombëtare. Me nismë të qeverisë u mbajt mbledhja konstituive e grupit punues për koordinimin e institucioneve në luftën kundër lajmeve të rreme dhe sulmeve të demokracisë. 
 
“Liria e fjalës është e drejtë garantuar, por keqpërdorimi i kësaj të drejte në formë të dezinformimit, duke deklaruar ose propagandim manipulues, shumë lehtë reflektohet në sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin dhe as për së afërmi nuk është liri e shprehjes. Në një vend demokratik, transparenca aktive është armiku më i fuqishëm i lajmeve të rreme dhe dezinformatave”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Si përgjigje për këto kërcënime dhe në harmoni me përcaktimet për transparencë dhe llogaridhënie, Qeveria ka iniciuar përgatitjen e propozim planit të veprimit për luftë kundër dezinformimit dhe sulmit të demokracisë. Sipas kryepralamentarit, Talat Xhaferi, me “Strategjinë për transparencë” të re, standardet do të themelohen në vetë sistemin, në institucione. 
 
“Dezinformatat janë njëkohësisht një nga sfidat kryesore të demokracisë, si e drejtë universale e njerëzimit. Kur jam te demokracia, gjithsesi se qytetarët kanë të drejtë për transparencën e institucioneve, në llogaridhënien e personave publikë, me qëllim që të fitojnë besim edhe në institucionet edhe në bartësit e funksioneve publike”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
Ballafaqimi me lajmet e rreme nuk është proces i lehtë, paralajmëron presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski. Ai ftoi në unitet dhe bashkëpunim rreth një qëllimi të përbashkët. 
     
“Të nderuar, ballafaqimi me fushatat për dezinformim dhe lajmet e rreme nuk do të ndodh brenda nate, por vetëm me miratimin e Planit të Veprimit dhe formimin e grupit punues. Ky është proces që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe bashkëpunim mes të gjitha institucioneve shtetërore, bashkëpunim nga mediat, sektori qytetar, si dhe nga sistemi arsimor me qëllim që të së bashku të kontribuojmë për ndryshime në të mirë”,- u shpreh kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Grupi punues për koordinimin e institucioneve në luftën kundër lajmeve të rreme dhe sulmeve ndaj demokracisë vazhdoi punimet pas dyerve të mbyllura. 
 
SHPËTIM NUREDINI