Maqedoni

Parashikimi i motit

20.09.2019 09:03

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut...

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezente në orët e para të ditës në pjesën jugore dhe pjesërisht atë qendrore. Më pas do të ketë intervale kthjellimi. 
 
Temperatura e minimale do të lëviz prej 6 deri 16 gradë Celsius ndërsa  ato maksimale prej 13 deri 25 gradë Celsius. 
 
Në Shkup e rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 11 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 21 gradë Celsius.
 
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë stabil, por me temperatura të ulëta, të cilat në disa vende do të zbresin nën zero. Të martën pritet të ketë reshje të reja të shiut.