Maqedoni
Shënohet Dita pa automjete, regjim i veçantë në disa rrugë të Shkupit
20.09.2019 09:53
Në Shkup sot do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak defiles së biçikletave...

Në Shkup sot do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak defiles së biçikletave “Ditë pa automobila” që u organizuan në kuadër të shënimit të Javës evropiane të mobilitetit 2019.
Defilenë e organizon Qyteti i Shkupit, ndërsa do të fillojë në orën 11 nga parku “Ibni Pajko” , nëpër rrugën “Filipi i dytë i Maqedonisë”, majtas në bulevardin “Goce Dellçev”, majtas në bulevardin VMRO, pastaj djathtas në bulevardin “Aradhët partizane” , djathtas në bulevardin “8 Shtatori” dhe djathtas në bulevardin “Ilinden” deri te Parku i Qytetit (Guaca).
MPB apelon që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.
