Maqedoni

Rasti “Zhvajta”, dëshmon Agapi Dika, nuk ka dijeni për 70 mijë eurot

20.09.2019 10:48

Agapi Dika - kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare të drejtuar nga Bojan Jovanovski...

Agapi Dika - kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare të drejtuar nga Bojan Jovanovski, ka dëshmuar sot në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për rastin “Zhvatja”. Ajo tha se nuk ishte në dijeni për 700.000 eurot që pensionistja Todorovska i kishte transferuar në llogarinë e tyre.
 
Në prokurori do të dëshmojë edhe biznesmeni, Zoran Azmanov, i cili më parë kishte deklaruar se të njëjtët persona kishin zhvatur edhe atë. Në prokurori tashmë kanë dëshmuar edhe biznesmeni, Siljan Micevski, gazetarja, Lila Filipovska, deputetja, Frosina Remenski, dhe Aleksandar Kiracovski.
 
Në rastin “Zhvatja” të dyshuar janë Bojan Jovanovski, biznesmeni, Zoran Milevski-Kiçeec, dhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, të cilët për momentin janë në paraburgim.