Botë

Tiranë, Gjykata vendosi: Saimir Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

20.09.2019 11:25

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vite burgim....

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vite burgim ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu Tahirit i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njëjtën periudhë.
 
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprës në grup të strukturuar kriminal. Por, gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, sipas saj ishin të mjaftueshme për ta dënuar për shpërdorim detyre. Pas vendimit të gjykatës, Tahiri njoftoi se ai do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e mbrëmjes së djeshme.
 
Kreu i PD-së,  Lulzim Basha, tha se ky është vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi. “Kryeministri Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”,- ka shkruar Basha.