Botë
Uashington, të shtëna me armë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
20.09.2019 11:52
Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Uashington....

Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Nuk dihet ende motivi i të shtënave ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me sulmin.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë, Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.
