PAKISTAN
Sulme në Pakistan, 3 të vdekur
15.09.2014 12:26
Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se militantët kanë vrarë tre persona në sulmet kundër policisë në provincën Khiber-Pakhtunkhva.......

Në Tahll, qytet pranë kufirit me Afganistanin, një polic është vrarë si pasojë e sulmit të militantëve ndaj një stacioni policor.
Ndërkaq, në qytetin Dera Ismail Khan, militantët kanë sulmuar shtëpinë e një shefi të Policisë, duke vrarë dy vëllezërit e tij. Shefi i Policisë së qarkut, Sadiq Baloch, e ka përshkruar sulmin si hakmarrje ndaj një operacioni policor më 14 shtator, në të cilin është vrarë një militant.
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit thonë se kanë vrarë mbi 1 mijë militantë talibanë qysh në muajin qershor, kur edhe kanë nisur ofensivën kundër tyre në rajonin e Vaziristanit Verior.
