Paris: Nis punimet konferenca për ISIS-in

15.09.2014 12:32

26 vende të botës janë mbledhur në Paris për të diskutuar mënyrat për shkatërrimin e grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak.....

Presidenti i Irakut, Fuad Masum, ka bërë thirrje për një fushatë “të shpejtë” ajrore kundër militantëve, duke thënë se grupi mund të pushtojë pjesë të tjera të territorit dhe të bëhet kërcënim edhe më i madh.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik është global dhe përgjigjja duhet të jetë globale.

Në takimin në Paris merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Shtetet e Bashkuara mbështesin ushtrinë irakiane me sulme ajrore kundër militantëve.