Maqedoni

Ligji për PP-në, grupet mund të takohen gjatë të shtunës

20.09.2019 17:48

Grupet punuese për harmonizimin e qëndrimeve rreth pr/Ligjit për Prokurori Publike...

Grupet punuese për harmonizimin e qëndrimeve rreth pr/Ligjit për Prokurori Publike mund të takohen gjatë ditës së shtunë.
 
Deputeti dhe negociatori i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, tha se takimet varen nga vullneti i përfaqësuesve të pushtetit, por nuk përjashtoi mundësinë që nesër të ketë takim të ri për Ligjin e Prokurorisë Publike.
 
“Prisnim që të kishte dje. Ishim të gatshëm edhe për sot, por e shohim se pushteti për arsye objektive apo subjektive, nuk shpejton. Na informuan se është e mundur të ketë takim nesër. Nëse janë të disponuar dhe të gatshëm, ne nuk kemi problem ta mbajmë”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Në takimin e mundshëm, VMRO pret që LSDM të pranojë konceptin që sipas Milloshovskit ka pranuar më 30 gusht të këtij viti.
 
Opozita kërkon të propozojë prokurorin, i cili do të drejtojë Prokurorinë për ndjekje të korrupsionit dhe krimit në nivele të larta, e cila, sipas tyre, duhet të marrë nën kompetencë lëndët e Speciales.
 
Mirëpo, LSDM konsideron se VMRO vazhdon me përpjekjet për zhbërjen e lëndëve të Speciales, sipas tyre, që tejkalon vijat e kuqe të LSDM-së.   
 
“Të ketë prokuror profesionist, të ndershëm, i cili do të ketë integritet profesional, me mesatare më të lartë në fakultet dhe i cili do të mund të fitojë besimin e opinionit publik dhe aktorëve politikë për punën që bën”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
“Vijat tona të kuqe janë të qarta. Gjithsecili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet”,- u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
 
Me kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale në Prokurorinë Publike, ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, e cila udhëheq grupin negociator të pushtetit, tha se tani më miratimi i këtij ligji nuk është urgjencë. 
 
SHPËTIM NUREDINI