Maqedoni
Angjushev: Ende nuk ka marrëveshje për pagën minimale
20.09.2019 18:06
Nuk ka ende marrëveshje për vlerën e pagës minimale. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri, Koço Angjushev...

Ai nuk dha përgjigje konkrete sa i përket se a do të pranohet kërkesa e sindikatës për rritje të pagës minimale në 16.000 denarë, por vetëm siguroi se nuk do të detyrohet askush dhe se do të gjendet zgjidhje e pranueshme për të gjithë.
“Bisedojmë, nuk do të sjellim vendim të shpejtë që nuk do të kënaq të gjitha palët. Ekonomia është me fotografi të qartë se ne nuk mundemi të ushqejmë ekonomi me paga depresive, për shkak se ajo nuk është e qëndrueshme në afat më të gjatë. Ne si qeveri vlerësojmë se është e rëndësishme që të mbajmë rritje të qëndrueshme të ekonomisë dhe mbajtjen e të rinjve në vend”,- tha zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
Angjushev këtë deklaratë e bëri gjatë promovimit të kyçjes së kapacitetit prodhues “Liberty” në Aleancën GFG. Kjo, sipas zëvendëskryeministrit Angjushev, është siguri edhe për punëtorët dhe garanci për të ardhme të qëndrueshme.
ERSAN PAJAZITI
